Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se në Akademinë e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës kanë kaluar të gjitha mendimet e shtjellimet e shoqërisë kosovare dhe kombit shqiptar.
Në 50 vjetorin e themelimit, Kurti tha se AShAK është institucioni më sipëror, ku nuk ka mendim që nuk mund të thuhet, nuk ka hipotezë që nuk mund të ngritet dhe ku nuk ka debat që nuk mund të bëhet, shkruan Arbresh.info.
“Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës është institucioni më sipëror, ku nuk ka mendim që nuk mund të thuhet, nuk ka hipotezë që nuk mund të ngritet dhe ku nuk ka debat që nuk mund të bëhet. Nëpër këtë akademi kanë kaluar të gjitha mendimet e shtjellimet e shoqërisë kosovare dhe kombit shqiptar, nga kryeveprat e artit shqiptar te idetë e rilindasve për shqiptarizmën, deri te refuzimi estetik dhe rezistenca nëpër burgje, si dhe kryengritja e armatosur për çlirimin e Kosovës, pra për jetësimin e paradigmës së lirisë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
“Duke e ruajtur habinë filozofike dhe dyshimin hipotetik, duke e ndjekur kureshtjen, duke e kultivuar hulumtimin, duke e zhvilluar studimin, me shpresë për sa më shumë shkencë dhe dije, bukuri dhe filozofi, le të bashkohemi mes urimeve tona për gjysmëshekullin e dytë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës”, tha Kurti./Arbresh.info
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira