Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar sonte 27-vjetorin e vrasjes së vëllezërve Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, në një tubim përkujtimor të mbajtur në ballkonin e Kryeministrisë.
Në fjalën e tij, Kurti tha se vëllezërit Bytyqi ishin tre bij të Kosovës, qytetarë amerikanë dhe luftëtarë të lirisë, të cilët lanë jetën në shërbim të çlirimit të vendit.
Ai rikujtoi se, megjithëse ishin lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ata iu bashkuan njësitit të vullnetarëve “Atlantiku” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të kontribuar në luftën për liri.
Kurti theksoi se historia e tyre dëshmon jo vetëm për atdhedashurinë, por edhe për humanizmin, duke kujtuar se pas çlirimit të Kosovës, tre vëllezërit po ndihmonin një familje rome të largohej drejt Serbisë kur u arrestuan nga policia serbe.
Sipas tij, pas përfundimit të dënimit prej 15 ditësh burg, ata u ekzekutuan nga aparati shtetëror serb, ndërsa trupat e tyre u gjetën në vitin 2001 në varrezën masive të Petrovo Sellos në Serbi.
“Drejtësia për vëllezërit Bytyqi mbetet obligim i yni. Kalimi i kohës nuk e shuan këtë detyrim, përkundrazi e bën edhe më të rëndë barrën e pandëshkueshmërisë”, tha Kurti.
Ai shtoi se Republika e Kosovës, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të vazhdojë të kërkojë zbardhjen e plotë të krimit dhe ndëshkimin e urdhërdhënësve dhe ekzekutorëve.
Kurti vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në kërkim të drejtësisë për rastin Bytyqi, duke përmendur edhe rezolutat e miratuara nga Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit Amerikan që kërkojnë përgjegjësi nga Serbia./Arbresh.info
Postimi i plotë:
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...