Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka cilësuar si shqetësuese rënien e Kosovës në Indeksin e Lirisë së Shtypit për vitin 2025, por theksoi se përgjegjësia për këtë rënie nuk i takon qeverisë, por vetë mediave.
Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti komentoi për herë të parë raportin e organizatës “Reporterët pa Kufij”, sipas të cilit Kosova ka humbur 24 pozita dhe është renditur në vendin e 99-të nga 180 shtete, duke shënuar një rënie të ndjeshme.
“Është për keqardhje rënia e thellë në indeksin e medias. Në Kosovë ka liri të shprehjes dhe liri të mediave, jam dëshmitar i kësaj nga përvoja dhe jeta këtu. Rënia në indeks është një kontradiktë me realitetin që jetojmë dhe këtë kontradiktë duhet ta përmirësojnë vetë mediat”, u shpreh Kurti.
Ai theksoi se, ndryshe nga qeveritë e kaluara, ekipi i tij qeverisës nuk ka asnjë pronar mediash dhe raportet e pushtetit me median janë të distancuara dhe profesionale.
Ky koment i Kurtit erdhi pas kritikave që ka marrë Kosova për rënien e konsiderueshme në indeksin e lirisë së shtypit./Arbresh.info
Punëtori lëndohet pasi bie nga një lartësi në Han të Elezit
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet për një person...
Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Podujevë...
Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare
Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ka frikë ...
27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe