Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ka shpreh ngushëllimet e tij për humbjen e Nazmi Mikullovcit, njërit prej personaliteteve më të njohura të industrisë kosovare dhe ish-drejtorit të Trepçës gjatë periudhës së industrializimit të vendit.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se Mikullovci, ka qenë një nga mentorët e tij në fushën e ekonomisë dhe industrisë.
Poashtu Kurti tha se gjenerata e tij e profesionistëve kanë qenë projektuesit dhe realizuesit e vetëqëndrueshmërisë ekonomike të Kosovës në masë të gjerë.
Ai ka shtuar se emri i Mikullovcit do të mbetet i lidhur përjetësisht me historinë e Kosovës dhe industrinë e saj.
“Kushdo e njeh atë si Drejtorin e Trepçës në vitet e shkëlqyera të industrializimit të vendit. Ndërsa shumë nga ne si orientuesin e përpiktë se si të optimalizohen mundësitë vendore në industri dhe ekonomi. Për mua ka qenë më shumë se sa një bashkëpunëtor në më shumë se sa një dekadë. Nazmi Mikullovci është mentori i dijes mbi Kosovën dhe ekonominë e saj. Ngushëllime të sinqerta Familjes Mikullovci, miqve e bashkëpunëtorëve”, ka shkruar kryeministri Kurti./arbresh.info
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...