Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kujtuar votimin e rezolutës për gjenocidin e kryer nga forcat serbe në Kosovë. Kurti shkruan se duhet të krijohen institucione ashtu që do të zbatonin vendime të tilla .
Në përvjetorin e masakrës së Recakut, Kurti thotë se duhet të zbatohet rezoluta, e cila kërkon drejtësi për viktimat e gjenocidit të kryer nga Serbia gjatë vitit 1999.
Një rezolutë si ajo e 15 janarit të vitit 2019, sipas Kurtit, është një nga arsyet pse Kosovës i duhet sa më shpejt formimi i Qeverisë.
“Nesër bëhen tetë muaj prej kur në Kuvendin e Republikës u miratua Rezoluta mbi gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë. Aty u vendos që 15 janari, pra dita e masakrës së Reçakut, të shpallet Ditë e Përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë. Rezoluta i referohet konventave, deklaratave, gjykatave, rezolutave dhe raporteve të ndryshme ndërkombëtare. Në bazë të të dhënave zyrtare listohen faktet e krimeve të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës në Kosovë. Rezoluta përmban kërkesa ndaj Serbisë por edhe zotime tonat si shtet për të sjellur drejtësi, reparacion e rehabilitim për viktimat. Miratimi asokohe u bë me 79 vota PËR. Nuk është që Kuvendi i Kosovës nuk ka marrë edhe këso vendimesh të mira, prandaj tash na nevojiten qeveri dhe institucione të vullnetshme që do t’i respektonin e zbatonin ato”, ka shkruar Kurti në FB.
Real Madridi pritet t’i jep edhe një sezon yllit të tyre për...
EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revoluciona...
Rama takon ambasadorin italian, diskutohet për fuqizimin e t...
Raportohet për tre studentë të arrestuar në protestën në RMV...
Mexhiti: Jemi marrë vesh me Mickoskin, për tre muaj rregullo...
KQZ publikon listat me 902 kandidatët e certifikuar për depu...