Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, mirëpritën në Ballkonin e Qeverisë, sportistë pjesëmarrës dhe zyrtarë të garës World Table Tennis (WTT) Youth Contender dhe WTT Feeder të organizuar nga Federata e Pingpongut në Kosovë.
Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri u uroi sportistëve ndërkombëtarë mirëseardhje në Kosovë dhe i falënderoi të gjithë për rolin dhe kontributin për sportin e pingpongut dhe sportit në përgjithësi, e për rininë në veçanti, shkruan Arbresh.info.
Ai u dëshiroi suksese në gara e përgjatë karrierës së tyre profesionale, teksa i ftoi që të vizitojnë përsëri Kosovën.
Këtë vit në garat e WTT Youth Contender, të cilat u zhvilluan nga 24 deri më 27 tetor, morën pjesë sportistë nga 14 shtete. Pingpongisti Imran Duraku, zuri vendin e dytë për Kosovën në kategorinë U11. Në kategoritë U15 dhe U19 fitues dolën pingpongistët nga Anglia, Belgjika, Bullgaria dhe Korea e Jugut. Mbrëmë, kryeministri Kurti ishte i pranishëm në sallën “1 Tetori”, ku ndoqi nga afër finalet e kësaj gare.
Nga 30 tetori deri me 1 nëntor, po në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të zhvillohet edhe gara e dytë ndërkombëtare e pingpongut, WTT Feeder Prishtina 2024, ku do të marrin pjesë sportistë nga 31 shtete. Kjo është hera e parë që Federata e Pingpongut të Kosovës po organizon garat e WTT, që cilësohet si ngjarja më e madhe e pingpongut e organizuar ndonjëherë në vendin tonë./Arbresh.info/
Deputetit Bekë Berisha i vdes nëna
Egjiptiani që po e pushton Evropën – jo, nuk është Mo Salahu
Vullneti: Nuk dal prej shtëpisë pa i bërë ‘shoqe të ngushta’...
Rodri thotë se e meritoi Topin e Artë: Isha konsistent
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Protesta në Serbi, shkak tragjedia në stacionin hekurudhor n...