Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi mirëpritën sot në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës një grup nxënësish dhe profesorësh nga Bosnje dhe Hercegovina.
Në delegacion ishin të pranishëm përfaqësues të Gjimnazit “Obala” nga Sarajeva, si dhe nxënës dhe mësimdhënës nga Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren.
Duke u uruar mirëseardhje në Prishtinë, Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e vizitave të tilla dhe tha se vendi ynë i ka gjithmonë dyert e hapura për qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës.
“Gjatë bashkëbisedimit, nxënësit shprehën mirënjohjen e tyre për mikpritje dhe takimin e sotëm, duke e cilësuar atë dhe vizitën e tyre në Kosovë si shumë të dobishme në forcimin e lidhjeve kulturore dhe arsimore ndërmjet të rinjve nga Kosova dhe Bosnje dhe Hercegovina”, thuhet në komunikatën e qeverisë së Kosovës.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës