Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministren në detyrë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, mirëpritën pjesëtarët e Klubit Alpin “Prishtina”, të cilët po përgatiten për ngjitjen e radhës, majën e Kilimanxharos.
Gjatë takimit, kryeministri u njoftua për planet dhe përgatitjet e fundit të grupit para nisjes për në Tanzani, ku synojnë ta ngjisin majën e Kilimanxharos, në lartësi prej 5895 metrash, në ditën e përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Organizatorët dhe përfaqësuesit e grupit të alpinistëve u shprehën se kjo ide është menduar si një formë e përfaqësimit dhe promovimit të vendit përmes sportit malor.
Duke i falënderuar për vizitën, kryeministri Kurti i përgëzoi për angazhimin në promovimin e vendit tonë dhe u uroi fat dhe suksese në këtë ngjitje të radhës, me rëndësi të veçantë.

Ish-zëdhënësi i Aleancës Veriatlantike në kohën e luftës: Nu...
Trump lajmëron marrëveshjen/ Irani ka pranuar të mos ketë ar...
Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...