Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka mirëpritur emërimin e emisarit Special për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
Peach u emërua nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, transmeton arbresh.info
Kurti përmes një postimi në Twitter ka thënë se pret të bashkëpunojë ngushtë me të, për mbrojtjen dhe promovimin e lirisë dhe demokracisë në Ballkanin Perëndimor.
“E mirëpres emërimin e Shefit të Ajrit Britanik, Sir Stuart Peach, si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor dhe mezi pres të punoj ngushtë me të në mbrojtjen dhe promovimin e lirisë dhe demokracisë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Kurti në Twitter./arbresh.info/

Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...