Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës,
“Ky rast më mundëson të ritheksoj angazhimin tim të sinqertë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona”, thuhet në urimin e kryeministrit Mickoski.
Duke i dëshiruar Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj progres, mirëqenie dhe prosperitet, kryeministri Mickoski është shprehur i bindur se me përpjekje të përbashkëta do të vazhdojmë të forcojmë lidhjet në të gjitha fushat me interes të përbashkët dhe do të përmirësojmë bashkëpunimin tonë në kuadër të nismave rajonale dhe shumëpalëshe./Arbresh.info
Moti sot me diell në Kosovë
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane