Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letë urimi nga Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajić me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
“Më vjen mirë që mund të them se marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës vazhdojnë të zhvillohen në frymën e fqinjësisë së mirë dhe respektit të ndërsjellë. Besoj se në periudhën në vijim duhet të merren parasysh modalitetet për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit, veçanërisht kur bëhet fjalë për lidhjen infrastrukturore dhe forcimin e aktivitetit ekonomik”, thuhet në urimin e kryeministri Spajić.
Ai gjithashtu është shprehur i bindur në përmbushjen e pritjeve të partnerëve evropianë, për të arritur qëllimin tonë strategjik – anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian, i cili ndër të tjera, do të krijojë perspektivë për prosperitet ekonomik./Arbresh.info
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...