Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Pejës.
Ai në Pejë vizitën e filloi në Qendrën Nacionale të Xhudos, pastaj te Kulla e Ministerit, e cila ka një arkitekturë e stil të veçantë,.
Përmbylljen e vizitës së tij në qytetin e Pejës, Kryeministri Kurti e bëri me vizitën në Kinemanë “Jusuf Gërvalla”, ku u takua me drejtuesit e Anibarit dhe Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të animuar.
Në qytetin e Pejës këto ditë po zhvillohet festivali i filmave të animuar, “Anibar”.
Në edicionin e katërmbëdhjetë të këtij festivali janë prezantuar plot filma të rinj e kategori të reja konkurruese.
Kurti ishte i pranishëm në natën e pestë të këtij festivali, madje publiku në llogarinë e tij zyrtare në Tëitter disa fotografi nga festivali “Anibar”, ku theksoi se u ndje i kënaqur nga vizita./Arbresh.info/

Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...