Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë hapëse të Forumit Ekonomik të Vjenës që po zhvillohet në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje.
Në fjalën përshëndetëse të tij, para të pranishmëve, ai theksoi partneritetin dhe miqësinë tonë me Bullgarinë, si dhe ndërmjet të gjitha vendeve anëtare të forumit.
Si mbështetës i këtij forumi, kryeministri tha se ne e njohim kontributin e rëndësishëm që ky organizim ka në bashkëpunimin rajonal, që shtrihet nga Adriatiku e deri në Detin e Zi.
“Marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal na ndihmojnë të gjithëve dhe çojnë në integrim më të madh ekonomik dhe prosperitet për rajonin tonë”, tha ai ndër të tjerash.
Duke nënvizuar dhe progresin e vendit tonë në tri vitet e fundit, në indekset ndërkombëtare e në sundim të ligjit, zhvillim ekonomik, liri të mediave e demokracinë, kryeministri shprehu dhe se vendi ynë riafirmon dedikimin për objektivat e këtij forumi, si promovimi në nivel rajonal i bashkëpunimit ekonomik, investimeve dhe rritjes./Arbresh.info/

Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...