Kryeministri i vendit, Albin Kurti në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve.
Kurti foli për planin franko-gjerman dhe tha se aty parashihet njohja de facto.
“Ky propozim parasheh normalizim të marrëdhënieve ndërkombëtare ku Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë njohin njëra tjetrën në formën defakto. Një gjë e tillë duket e qartë në tekstin e marrëveshjes por një gjë e tillë është premtuar edhe nga shtetet e emisarëve që e kanë propozuar marrëveshjen si dhe vet bashkimi Evropian”, tha Kurti.
Kurti thotë se marrëveshja i vendos Kosovën dhe Serbinë si dy entitete të barabarta.
“Serbia nuk do të mund ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, deklaroi Kurti.
I pari i qeverisë thotë se të gjitha këto janë parime fundamentale që shtetet e pavarura ua njohin njëra-tjetrës.
Ai thotë se procesi i dialogut është në drejtimin e duhur për dallim nga e kaluara.
“Njohje de jure e Serbisë nuk është në mënyrë eksplicite e shkruar në marrëveshje, por është pjesë sekuenciale e planit që do të arrihet në ndërkohë”, deklaroi Kurti.
Tutje kryeministri shtoi se Serbia nuk do të mund të anëtarësohet në bashkimin Evropian pa njohur Kosovën, e që sipas tij një gjë e tillë nuk ka qenë kusht më parë./arbresh.info/
Tahiri: 453 persona të emëruar politikisht, Qeveria Kurti me...
Bllokohet pika kufitare Kullë-Rozhajë nga ana e Malit të Zi,...
Të premten dita e parë e Bajramit, BIK-u del me njoftim
Kërkohet për grabitje me armë, policia publikon videon e ras...
Osmani ngushëllon familjet e tre bashkatdhetarëve që humbën ...
Centrali bërthamor i Bushehrit në Iran goditet nga një “pred...