Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar tribunën “Integrimi ekonomik kombëtar: Bashkëpunimi – Harmonizimi – Bashkimi”.
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se dy vendet i kanë gjymtuar buxhetet duke importuar energji elektrike.
“Shqipëria i ka hidrocentralet, Kosova termocentralet por importohet dhe buxheti dëmtohet. Pastaj në aspektin e Bujqësisë ne kemi një bujqësi me tokë pjellore, ndërsa Shqipëria ka klimën bregdetare, mesdhetare, dhe këtu do të ishim komplementar me njëri tjetrin por nuk duhet të jemi një vend që thjesht prodhon pemë e perime por duhet ta zhvillojmë Agroindustrinë. Nuk do të duhej që Qeveritë të subvenciononin vetëm me para të gatshme hallkun e parë zinxhiror por duke ndërtuar edhe fabrika”, ka thënë ai.
Sipas tij Qeveria nuk duhet të ketë dorë tek bizneset por t’i ndihmoj ato.
“Nuk duhet të ketë biznesmen të oborrit qeveritar që dihet paraprakisht kush fiton tenderë. Qeveria nuk duhet të futet tek bizneset por t’i ndihmojë ato nga larg, e jo me privilegjime. Me banka komerciale e me kamata të larta nuk do të kemi biznese që do të rriten, andaj kërkohet një bankë biznesore”, theksoi ai.
Kurti ndër të tjera tha se mbledhja e dy Qeverive do të duhej të mbahej në Mitrovicë.
“Me që jemi në një kontekst politik të tensionuar me Serbinë, mendoj që më mirë do të ishte që kjo mbledhja e fundit të mbahej në Mitrovicën e bashkuar se sa në Pejë ku ia falën Malit të Zi 800 mijë hektarë”, theksoi ai./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/959136300946186/
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...