Në lagjen e kampionëve të botës nuk po vendosim vetëm gurthemel, por sot po vazhdojmë suksesin e xhudos së Kosovës përmes fillimit të punimeve për zgjerimin e Qendrës Nacionale të Xhudos.
Kështu deklaroi kryeministri Albin Kurti, pas vendosjes së gurthemelit të Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.
Shefi i ekzekutivit tha se xhudoja është suksesi më i madh që e kemi ndërtuar dhe treguar si shtet në sport, teksa siç tha, rezultatet ndërkombëtare të xhudos vendore janë dëshmi e punës së përditshme dhe përkushtimit të vazhdueshëm.
“Kjo qendër ku ndodhemi tani është përuruar në shtator të vitit 2021, një pjesë e rrugës drejt medaljeve olimpike në Paris 2024 është shtruar pikërisht këtu. Pjesa tjetër është bërë në kushte më të vështira por me punë dhe përkushtim kjo ekip e jashtëzakonshme e xhudos ka sjellë medalje të arta olimpike nga Rio dhe Tokio, me angazhimin e pandalshëm të Federatës së Xhudos ta ngritur Kosovën edhe më lart në kuadër të programit Kosova shtet i xhudos”, theksoi kryeministri Kurti.
Ai tutje tha se ky projekt përfshin palestër të re të xhudos me standarde ndërkombëtare dhe objekt multifunksional, që përfshin akomodim, pishinë, sallë fitnesi dhe restorant.
“Projekti do të krijojë kushtet që xhudoja e Kosovës të vazhdojë punën përpara, të forcojë rolin e saj si qendër stërvitore në Evropë dhe njëkohësisht të kontribuojë në zgjerimin dhe ngritjen e sportit, turizmit dhe ekonomisë në vendin tonë”, nënvizoi Kurti.
Ai tha se në hapësirat e palestrës së re të xhudos do të zhvillohen edhe garat e sporteve luftarake në kuadër të Lojërave Mesdhetare 2030.
“Investimet në kuadër të programit ‘Kosova shtet i xhudos’ përfshirë edhe këtë projekt në vlerë mbi 5.7 milionë euro janë përgjigje ndaj suksesit dhe rezultateve që xhudoja i ka sjellë Kosovës”, tha Kurti.
Sonte ndeshja Liverpool – Galatasaray
Rasti i rëndë i fëmijës 5-vjeçar, KOMF: Rast i njohur për in...
Shoqërohen në Polici u.d kryeshefja e ARBK-së dhe dy zyrtarë...
A pati neglizhencë nga QPS në Lipjan në rastin tronditës të ...
Tahiri: 453 persona të emëruar politikisht, Qeveria Kurti me...
Bllokohet pika kufitare Kullë-Rozhajë nga ana e Malit të Zi,...