Nën kryesimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është mbajtur mbrëmë takimi i katërt i Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi. Gjatë këtij takimi janë evidentuar rezultatet e para të punës së Komisionit, si dhe të angazhimit të shtuar të anëtarëve të tij.
Kryeministri Kurti, në fjalën e tij hyrëse, theksoi dy udhëzimet administrative që janë miratuar që nga themelimi i Komisionit. Udhëzimi i parë, për Licencimin e profesionistëve shëndetësorë të huaj, synon të lehtësojë ardhjen e profesionistëve shëndetësorë të mërgatës dhe të huaj, për të plotësuar ofrimin e shërbimeve që mungojnë ose rrezikojnë të mos ofrohen në institucionet publike shëndetësore. Ndërsa, udhëzimi i dytë, për Thjeshtimin e procedurave për regjistrimin dhe importin e produkteve medicinale, që nuk kanë paralele të autorizuara në Republikën e Kosovës, do të sigurojë që barnat pa garanci të cilësisë nuk do të mund të futen në konkurrencë për tenderë të shpallur nga institucione publike shëndetësore.
Lidhur me udhëzimin e parë, u.d. ministrja e Ministrisë së Shëndetësisë, dr. Dafina Gexha Bunjaku, foli për hapat e ndërmarrë për të siguruar ardhjen sa më të shpejtë të profesionistëve shëndetësorë nga jashtë vendit. Menjëherë pas hyrjes në fuqi të udhëzimit, Ministria e Shëndetësisë ka emëruar Bordin për licencimin e profesionistëve të huaj, i cili ka hartuar dhe miratuar një rregullore të re të punës. Po ashtu, Ministria, në bashkëpunim me Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar, ka nisur përpilimin e nevojave specifike të institucioneve publike. Falë këtyre veprimeve të shpejta, pritet që gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm të vijnë profesionistët e parë nga mërgata dhe ata të huaj në kuadër të kësaj iniciative.
Duke folur për një prioritet tjetër të identifikuara nga Komisioni, zëvendësministri i Shëndetësisë, dr. Arsim Berisha, theksoi masat e ndërmarra drejt përmirësimit të shërbimeve për qytetarët e Kosovës. Me këtë qëllim, gjatë javëve në vijim, Ministria e Shëndetësisë dhe Inspektorati Shëndetësor do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë, duke shtuar inspektimet në institucionet shëndetësore. /arbresh.info/

Gjatë takimit, Kryeministri Kurti theksoi se hapat e ndërmarrë deri tani, përbëjnë vetëm një pjesë në rrugëtimin drejt reformave të thella në sektorin e shëndetësisë. Ai po ashtu shfrytëzoi rastin për të falënderuar ish ministrin, dr. Rifat Latifi, për shërbimin gjatë 10 muajve në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe ushtruesen e detyrës së ministrit, dr. Dafina Gexha Bunjaku, për gatishmërinë e saj për të udhëhequr këtë dikaster të rëndësishëm.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...