Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e masave të vendosura ndaj Kosovës, duke theksuar se Qeveria e Kosovës ka qëndruar vazhdimisht në qëndrimin se këto masa ishin të padrejta që nga fillimi.
Sipas tij, masat ndëshkuan Kosovën për përçarje që, siç u shpreh, ishin të orkestruara nga Serbia.
Duke folur për marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, Kurti theksoi se Kosova, gjatë gjithë kësaj periudhe, ka mbetur plotësisht e përkushtuar ndaj BE-së, përmbushjes së kritereve për anëtarësim dhe ruajtjes së rolit të saj si aleate e përkushtuar dhe mbështetëse e vlerave demokratike. Ai ritheksoi se orientimi evropian mbetet një nga prioritetet kryesore të institucioneve të Kosovës.
E mirëpresim vendimin e BE-së për të hequr masat e vendosura ndaj Kosovës. Qeveria jonë ka pohuar vazhdimisht se këto masa ishin të padrejta që nga fillimi, pasi ato sanksionuan Kosovën për përçarjet e orkestruara nga Serbia – një axhendë që çoi gjithashtu në sulme të shumta të mëdha terroriste në territorin tonë, duke përfshirë sulmin fatal në Banjska dhe një tjetër në Ibër-Lepenc që synonte infrastrukturën kritike. Gjatë gjithë kësaj periudhe, ne kemi mbetur plotësisht të përkushtuar ndaj Bashkimit Evropian, për përmbushjen e kritereve për anëtarësim dhe për të vazhduar si aleatë të përkushtuar dhe kampionë të vlerave demokratike”, ka shkruar Kurti në “X”.
Bekim Haxhiu ankohet për votat e diasporës pas afatit ligjor...
ZRrE thotë se nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë
Doli në dokumentet e publikuara nga Dosja Epstein/ Mandelson...
17 armë zjarri të sekuestruara në rajonin e Prishtinës gjatë...
Arsenali synon t’i fitojë të gjitha trofetë këtë sezon, thot...
Komuna e Prishtinës thotë se rruga për Vranjevc është përgje...