Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në përvjetorin e 27 të Masakrës së Reçakut, tha se pas kësaj masakre u vetëdijësua opinioni ndërkombëtar rreth Kosovës.
Ai tha se kësaj plage të hapur ende i mundon drejtësi dhe do të jenë të angazhuar për të sjellë kriminalët para gjyqit.
“Para 27 vjetëve këtu nga Reçaku, nëpërmjet ambasadorit William Walker u jehua e vërteta për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe krimin e gjenocidit të kryer nga Serbia si shteti, ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Pas Masakrës së Reçakut u ndërgjësuan, vetëdijësuan, dhe u mobilizua opinioni publik ndërkombëtar dhe kancelaritë diplomatike perëndimore. Jemi këtu së bashku, si krerë të institucioneve, me kryetarin e komunës, me kolegë nga qeveria dhe parlamenti, si dhe me zyrtarë të tjerë shtetërorë, për të shprehur dhembjen tonë për këtë plagë të hapur, të së cilës ende i mundon drejtësia, por njëkohësisht edhe përkushtimin tonë se gjithmonë do të jemi të angazhuar për t’i sjellë kriminelët para gjyqit për t’i ndëshkuar ata për mizoritë para 27 vjetësh. Lavdi 45 martirtëve Reçakut dhe 11 dëshmorëve të kombit, të udhëhequr nga komandanti Ahmet Kaçiku”, tha Kurti./rtk
Ankaraja kërkon zgjatjen e armëpushimit midis Iranit dhe Sht...
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para