Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti është i ftuari i Institutit Norvegjez për Politikë të Jashtme që të ligjërojë mbi Kosovën dhe ndryshimet politike në vend.
Aktivisti i Vetëvendosjes, Arbër Zaimi ka shkruar në Facebook për ftesën që ka pranuar Kurti.
Ai thotë se ulëset në sallën ku do të ligjërojë Kurti janë zënë të gjitha dhe më nuk ka asnjë vend të lirë.
“Albin Kurti është ftuar të ligjërojë në Institutin Norvegjez për Politikë të Jashtme, i cili është institucion shtetëror, i cili studion dhe hulumton qysh prej më se 50 vitesh çështje me rëndësi për diplomacinë dhe politikën e jashtme norvegjeze. Tashmë nuk ka më asnjë vend të lirë në audiencë për ligjëratën e Kurtit, e cila ka qenë e rezervuar për studiues e njerëz të botës akademike e diplomacisë. Megjithatë do të jetë një rast i mirë për të shprehur çështjen shqiptare e atë të Kosovës përballë një audience të specializuar në një vend si Norvegjia, e cila ka një shërbim diplomatik me impakt global”, ka shkruar Zaimi.
Ligjërata e Kurtit do të mbahet nesër në ora 12:30.
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...