Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur kritikave të liderëve opozitarë, Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku, në lidhje me takimin e Ohrit të shtunën e 18 marsit.
Në seancën e Kuvendit, Kurti i tha Memli Krasniqit se në rrugën nga Prishtina për në Ohër nuk e ka pasur zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, por këshilltarin Marc Weller.
Ai i është kundërpërgjigjur edhe kryetarit të LDK-së, Abdixhiku, në lidhje me suksesin e mundshëm zgjedhor të LDK-së dhe VV-së.
Për këtë çështje, Kurti me ironi tha se “ka dy vjet që LDK-në e ka marrë lumi Vjosa.
“Në rrugën për në Ohër se kam pasë Besnik Bislimin por Marc Weller dhe ai pajtohet plotësisht me krejt çka kam thënë dhe bërë, këtë merak ta hoqa, pajtohet edhe me përkufizimet që i përmenda këtu. Abdixhiku nga citati i Adem Mikullovcit e Azem Shkrelit kaloi te citati i Ganimete Musliut, të drejtat e autorit duhet të respektohen. Ka dy vjet që LDK-në e ka marrë lumi Vjosa”, tha Kurti.
Parashikimi i motit për sot
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...