Kryeministri i vendit, Albin Kurti, po qëndron për vizitë në Slloveni ku sot është takuar me filozofin slloven, Mladen Dolar.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se me Dolar kanë diskutuar për gjeopolitikën dhe trendet në Evropë dhe botë, për filozofinë politike dhe rrethanat e zhvillimet në Kosovë, Slloveni e rajon.
“Mladen Dolar është filozof slloven, në vitet 1979/‘80 student në Paris i Deleuze, Foucault, Lacan, Jean-Claude Milner, Derrida e Barthes, që u bë ligjërues në universitete të mirënjohura evropiane e amerikane në këtë shekull. Kënaqësi të diskutojmë për gjeopolitikën dhe trendet në Evropë dhe botë, për filozofinë politike dhe rrethanat e zhvillimet në Kosovë, Slloveni e rajon. Bashkë me Slavoj Žižek dhe Alenka Zupančič, përbën triumviratin e Shkollës Psikanalitike të Lubjanës”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...