Kurti: Ky muaj shënon sakrificat e të gjithë brezave për çlirimin e Kosovës

13:30 | 11 Qershor 2023
A Z

Në 24-vjetorin e çlirimit të Komunës së Prishtinës, kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, ku kanë vendosur kurora lulesh.

Me këtë rast, Kurti është shprehur se ky muaj shënon kurorëzimin e përpjekjeve dhe sakrificave të panumërta të të gjithë brezave shqiptar për çlirimin e Kosovës.

Ai ka thënë se nuk e harrojnë asnjëherë sesa i lartë ka qenë çmimi që ka paguar populli ynë që të mund të kemi Republikë demokratike./rtk