Kryeministri Albin Kurti pas dështimit të arritjes së një marrëveshje me PDK-në për zgjedhjen e presidentit, tha se do të vazhdojnë me propozime partiake.
“Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, për propozim konsensual, atëherë do të kemi propozime partiake, që do të merren vesh shpejt. Shkoj edhe kjo e shtunë e ditës së fundit të muajit shkurt, pa emra konkret”, tha ai.
Kurti tha se asnjë nga partitë politike opozitare s’është më me peshë për vendimmarrje sesa PDK.
“Ata janë subjekti i dytë për nga pesha në Kuvendin e Kosovës. Askush s’mund të jetë më afër sikur ata, që këtë numër 22 ta bëj 30 duke shtuar 8 nënshkrime në propozimin që do të jetë nga ana e PDK-së. Në rastin më të keq edhe aty mund t’ju ndihmojmë ne”, tha Kurti.
Kurti tha se s’kanë arritur të gjejnë një emër deri më tani. Ai përmendi që nesër do të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, gjatë së cilës do të diskutohet edhe çështja e presidentit.
“Nuk është vështirësia te gjetja e emrit, por te hapat që na presin në vijim dhe uroj për një garë sa më demokratike, të hapur dhe natyrisht sa më parë ta kalojmë edhe këtë sfidë dhe të fillojmë me intensitet të lartë në qeverisje sipas programit qeverisës”, deklaroi Kurti./rtk
Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...
Kurti: Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kemi propo...
Nga Dubai në Doha, Irani ka nisur një sërë sulmesh në mbarë ...
Reagon OKB pas sulmeve SHBA-Izrael në Iran: Rrezik për konfl...
Shtëpia e Bardhë zbardh detaje nga telefonata Trump–Netanyah...
Liverpooli triumfon me rezultat të thellë ndaj West Hamit