Kurti kujton vdekjen e pasardhësit të Idriz Seferit

22:13 | 23 Qershor 2019
A Z

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një postim në rrjetin social Facebook ka kujtuar 27 vjetorin e vdekjes së Arif Seferit në rrethana ende të panjohura.

Arif Seferi i lindur në Shkup vjen nga familja pasardhëse e heroit Idriz Seferit. Seferi ishte një mësues në rrethinë të Kumanovës dhe pastaj edhe në qytet.

Ai ishte arrestuar nga organet e punëve të brendshme të Maqedonisë dhe pas pesë ditësh ishte kthyer i vdekur.

Arrestimi i tij kishte ndodhur pa u bërë një vit që shteti maqedon kishte shpallur pavarësinë nga Jugosllavia.

Arif Seferi ishte aktivist i çështjes kombëtare.

Ky është postimi i plotë i Kurtit:

https://www.facebook.com/albini2017/posts/630254857474402

Shpërndaje në rrjete sociale