Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar përvjetorin e opinionit këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të rëndësishme në historinë e shtetit dhe një referencë të rëndësishme në zhvillimin e së drejtës ndërkombëtare.
Përmes një postimi, Kurti tha se GJND-ja, duke konstatuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, i dha fund një prej pretendimeve kryesore juridike kundër shtetësisë dhe mëvetësisë së Kosovës.
Sipas tij, ky opinion riafirmoi se e drejta ndërkombëtare nuk ekziston për të ruajtur padrejtësinë, por për të krijuar hapësirë që paqja, liria dhe vetëvendosja demokratike të gjejnë shprehje brenda rendit juridik ndërkombëtar.
Kurti theksoi se për Kosovën ky ishte një moment që forcoi themelet e subjektivitetit ndërkombëtar, ndërsa për bashkësinë ndërkombëtare solli sqarimin se e drejta ndërkombëtare nuk i ndalon deklaratat e pavarësisë dhe se çdo rast duhet të vlerësohet mbi bazën e fakteve dhe normave që e karakterizojnë.
Ai shtoi se mbrojtja më e mirë e kësaj trashëgimie është ndërtimi i institucioneve demokratike, forcimi i sundimit të ligjit dhe zhvillimi i Republikës së Kosovës.
Kurti kujtoi gjithashtu se opinioni u shpall nga kryetari i atëhershëm i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, profesori Hisashi Owada, i cili vitin e kaluar u dekorua nga Universiteti i Prishtinës me titullin “Doctor Honoris Causa” për kontributin e tij në fushën e drejtësisë ndërkombëtare dhe promovimin e paqes globale.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...