Kreu i Vetëvendosjes si dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti në zgjedhjet e 14 shkurtit, Albin Kurti, ka përkujtuar vdekjen e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, si dhe vrasjen në Gjermani të vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës.
Kurti, përmes një postimi në Facebook, shkruan se kujtimin ndaj tyre e bën përmes shkrimtarit të shquar, Ismail Kadare.
“Ne e dinim se ata nuk do të dërgonin më një ekspeditë ndëshkimore si ajo që Gjergji ynë e shpartalloi në Torvioll, por mizërinë e pafundme të ushtrisë më të madhe të botës. Kështjella jonë ishte e para që do të priste dyndjen e tyre. Gjatë gjithë pranverës ne forcuam muret e saj, rindërtuam kullat e dëmtuara, shtuam rezervat e armëve dhe të ushqimeve dhe i stërvitëm ditë e natë të rinjtë për luftë. Më në fund erdhi lajmi që ata ishin nisur”, thotë Kurti, shkruan arbresh.info.
Kurti shprehet se me Kadarenë, përkujtohen edhe vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka, me pjesën nga tregimi i tij “Baladë për vdekjen e J. G.”:
“I kujtoheshin vetëm ca parandjenja të këqija. Por edhe për to nuk ishte e sigurt nëse i kishte dëgjuar diku apo i kishte menduar ajo vetë. Ishte thënë diçka për natën e 17 Janarit. Për 17 Janarin e vitit 1468. Madje, ishte përmendur vdekja: ah, po, një orë më parë e kishte përmendur J. Sot është dita e vdekjes së Skënderbeut. Kështu kishte thënë, duke kthyer kryet nga kalendari ku ishte një pikturë e Degas, një balerinë aq e papërshtatshme për ditën e mbarimit të kryezotit mesjetar… E megjithatë, tani i dukej se pikërisht ajo balerinë i sulej nga grumbujt e borës ndanë rrugës, drejt dritares së veshur të taksisë, si për t’i kumtuar diçka. Diçka që ngjante herë si shpresë e dhimbshme, herë si një hare misterioze”, shprehet Kurti./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj përfaqësojnë Kosovën në Lojërat...
“Më dhemb shpirti, do ta kem të vështirë të rikuperohe...
Si reaguan kandidatët të cilëve iu hoqën më së shumti vota n...
A do e marrë Groenlandën me forcë? Si përgjigjet Presidenti ...
Ekzekutoi Elton Çiçon brenda lokalit në ish-Bllok, kush ësht...
E kryer, Ter Stegen do të huazohet tek Girona