Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se gjatë mandatit aktual Podujevës i janë shtuar tetë çerdhe, ndërsa në katërvjeçarin e ardhshëm parashihet ndërtimi i edhe 14 çerdheve të reja.
Ai njoftoi se janë planifikuar investime edhe në ngrohtoren e qytetit, furnizimin me ujë të pijes dhe sistemin e ujitjes përmes Liqenit të Pollatës.
Sipas Kurtit, projektet e ardhshme përfshijnë edhe ndërtimin e Zonës Industriale, hekurudhës Prishtinë–Podujevë dhe Parkut Teknologjik.
“Podujevës ia kemi shtuar 8 çerdhe. Katërvjeçarin e ardhshëm do t’i shtohen edhe 14 të tjera. Do të investohet edhe në ngrohtoren e qytetit, ujë të pijes dhe sistem të ujitjes përmes Liqenit të Pollatës, do ta bëjmë Zonën Industriale, hekurudhën Prishtinë-Podujevë dhe Parkun Teknologjik. Këtyre investimeve do t’ia bashkëngjisim edhe ato për Pishinën Gjysmë-Olimpike dhe Qendrën Multifunksionale, dyja bashkë 5 milionë euro investime dhe rinovimin e stadiumit “Zahir Pajaziti””, shkroi ai./Arbresh.info
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...
Aksion policor në Mitrovicë, konfiskohen dy armë zjarr