Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka quajtur ditë historike këtë të sotmen në Davos, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me shtetet anëtare të Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA).
Kurti thotë se Kosova është vendi i vetëm në rajon që me shtetet e EFTA-s ka marrëveshje edhe për tregti të mallrave edhe të shërbimeve.
“Ajo paraqet kapitull të ri të forcimit të lidhjeve dhe shkëmbimeve ekonomike ndërmjet republikës sonë dhe Islandës, Lihtenshtajnit, Norvegjisë dhe Zvicrës, mundësi të madhe për prodhuesit dhe kompanitë vendore si dhe shtysë të fuqishme për zhvillimin e hovshëm ekonomik të vendit”, shkruan Kurti në Facebook.
Kryeministri ka falënderuar qeveritë e shteteve anëtare të EFTA-s dhe ministren e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari për angazhimin e madh e me mirëbesim të plotë deri në arritjen e kësaj marrëveshje.
“Falënderoj qeveritë e shteteve anëtare të EFTA-s dhe ministren tonë të Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari për angazhimin e madh e me mirëbesim të plotë deri në arritjen e kësaj marrëveshje, nga e cila jemi të bindur që do të përfitojnë bizneset, industritë dhe qytetarët e vendeve tona”, shkruan Kurti./Arbresh.info/
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA
Federata e Futbollit të Marokut paralajmëron se do të ndërma...
Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën, diskutojnë për situ...
Policia sulmohet nga tre burra pasi ndërhyn në një rast të d...