Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur sot detaje mbi rrjedhën e takimit që kishin me sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, pjesë e së cilit qe edhe presidentja Vjosa Osmani.
Kurti për Zërin e Amerikës, u shpreh se sekretari Anthony Blinken, ka kërkuar që Kosova edhe më tej të jetë konstruktive, me çdo zyrtar të saj, përcjell.
”Me këtë rast, unë theksoj që Kosova ka qenë përherë me çdo zyrtar të saj, konstruktive, kreative dhe e përkushtuar. Sekretari [Anthony Blinken], kërkoi që edhe më tej të jemi të tillë, e ne do t’vazhdojmë të jemi të tillë. Por është Beogradi që po punon kundër marrëveshjeve, dhe kundër marrëveshjeve të mira fqinjësore”.
”Me sekretarin Blinken, ne nuk u ndalëm me kaq, diskutuam që është e domosdoshme që marrëdhëniet tona të shkëlqyeshme t’i thellojhmë e avancojmë me bashkëpunim ekonomik dhe tregtar”.
”Kur isha para dy muajve në SHBA, vizita dyjavore u dominua nga nevoja e investimeve shtesë amerikane në Kosovë, por gjithashtu edhe për një siguri shtesë, në kushtet kur përballemi me pasojat kontinentale. Kësaj radhe erdhëm për ta bërë konkrete një bashkëpunim, në fushën e energjisë. Që do të kontribuojë shumë për pavarësinë energjetike të Kosovës”.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit