Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se Kosova ka dështuar në rrugën e integrimit evropian, krejt si pasoj e presidentit aktual të saj, Hashim Thaçi, shkruan arbresh.info.
Sipas Kurtit, Thaçi e kërkoj rrugën e integrimit evropian kah Beogradi, përmes bisedave me Ivica Dacici dhe Aleksandar Vuciq, dhe si pasoj e kësaj Kosova dështoi në rrugëtimin drejt integrimit evropian.
Kështu deklaratë Kurti e bërë sot në vazhdën e tubimeve me moton “Kundër PANhajnisë” dhe me kërkesë për zgjedhje të reja mban të mbajtur në Drenas.
Kosova ka dështuar në rrugën e integrimit Evropian, sepse presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi e kërkoj këtë rrugë kah Beogradi, me biseda e ujdi Daçiçin e me Aleksandar Vuçiq. Pra e kërkoj rrugën në terr, e në terr e gjen rrugën pa rrugë”, u shpreh Kurti.
Sipas tij sot janë bërë saktësisht 6 vjet prej marrëveshjes Thaçi- Daçiç, marrëveshje kjo përmban 15 pika, e cila sipas tij shënon platformën e Zajednicës.
Prej këtyre prej 15 pikave të marrëveshjes Thaçi-Daçiç, sipas Kurtit 6 pikat e para i referohen Zajednicës së Serbisë, e cila e Bosnjëzon Kosovën.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje tha se situata në Kosovë është rënduar sidomos sa i përket korrupsionit.
“Borxhi i punëtorëve nëpër banka nga kamatat e larta është rritur shumë më tepër se sa pagat dhe punësimi. Kryeministri i Kosovës ja dyfishoi pagën vetvetes, kurse shefit të kabinetit të tij ja trefishoi. Ai qartazi donë që të paguhet sa më shumë për dëmet të cilat po ia shkakton Kosovës”, tha Kurti./Arbresh.info
Travel and Tour World: Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombë...
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...
Moti në Shqipëri me diell në pjesën më të madhe të vendit, v...
Banorët zbulojnë të pathënat për Toneyn dhe Benitën
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh