Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj thirrjeve të opozitës që ai të mos ushtrojë detyrën e tij si kryeministër, duke i cilësuar ato si “thirrje për pezullim të shtetit”.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, Kurti ka komentuar qëndrimin e partive opozitare, të cilat pretendojnë se ai dhe kabineti i tij duhet të dorëhiqen nga postet ekzekutive për t’u konstituuar si deputetë.
Ai theksoi se dorëheqja ka ndodhur në mënyrë efektive që më 23 mars, kur përfundoi mandati i rregullt katërvjeçar i qeverisë.
Kurti theksoi se qeveria aktuale është në detyrë dhe po ushtron të gjitha përgjegjësitë që i takojnë sipas legjislacionit në fuqi, deri në krijimin e legjislaturës së re.
“Nga ajo ditë e deri në zgjedhjen e Qeverisë së re nga legjislatura e nëntë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeveria jonë ushtron të gjitha përgjegjësitë që i takojnë pushtetit ekzekutiv, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kjo e vendos Qeverinë në një rol kujdestar, për të garantuar vazhdimësinë, sigurinë dhe funksionimin e pandërprerë të shtetit tonë në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës”, tha Kurti.
“Deri në formimin e Qeverisë së re, unë, në emër të kabinetit qeveritar, dje i jam drejtuar Kuvendit të Republikës sonë me një letër, përmes së cilës e kam njoftuar për statusin e Qeverisë sonë pas datës 23 mars 2025 dhe për dorëheqjen time nga posti ekzekutiv, veçse efektiv nga ajo datë, dhe sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Më shumë se kaq, nuk është e mundur të jepet dorëheqje, më shumë se kaq, do të ishte braktisje e institucionit, do të ishte vakum institucional, papërgjegjësi politike dhe rrezikim i sigurisë kombëtare”, u shpreh ai.
Ai mori shembuj nga e kaluara që ish-kryeministrat kishin mbetur në detyrë deri në formimin e qeverive të reja.
‘Është kërkesë dhe insistim, thënë së buti, i pamatur, për të lënë shtëpinë pa zot shtëpie”, tha ai./Arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...