Google ADS

Kurti konfirmon dorëheqjen e Armend Mehaj, emëron ministrin e ri të Mbrojtjes

11:41 | 8 Gusht 2023
Diellza Gashi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ka pranuar dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se Mehaj ka kërkuar dorëheqje për shkaqe familjare, të cilën e ka falënderuar për punën.

Kryeministri poashtu ka njoftuar se ministër të ri të Mbrojtjes ka emëruar, Ejup Maqedoncin.

Postimi i plotë i tij:

Sot, me kërkesë të ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj, kam pranuar dorëheqjen e tij. Kërkesa për lirim nga detyra vjen për shkaqe familjare. Ministrin Mehaj e falënderova për punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregullt dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës.
Ministër të ri të mbrojtjes emërova Ejup Maqedoncin, me të cilin kemi bashkëpunuar deri më tani në funksione tjera. Ministrit Maqedonci i uroj punë të mbarë në avancimin e mbrojtjes dhe sigurisë, në zhvillimin dhe ndërtimin e ushtrisë sonë.
Me këtë rast zhvilluam një takim të përbashkët edhe me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari./Arbresh.info/

Të ngjashme