I nominuari për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti në një takim me qytetarët e Kodrës së Trimave në Prishtinë, tha se vetëm me Vetëvendosjen në qeveri, do të ketë transparencë e llogaridhënie dhe jo nepotizëm e kriminalitet. Ndërsa tha se populli duhet ta ndryshojë këtë udhëheqje, pasi që vendit i nevojitet ligj, rregull e drejtësi.
Kurti tha se koalicionet që janë kundër VV-së, janë si mallra që shiten dhe blihen, e të cilave do t’u skadon afati më 11 qershor.
Dy koalicionet që garojnë kundër neve, jo për Kosovën, janë koalicione si mallra që shiten e blihen. Duan dhe Kosovën ta shesim edhe territorin dhe pasuritë publike dhe njerëzit. Mallrave të tyre dhe atyre si mall, u skadon afati më 11 qershor. Partitë e tjera janë bërë bashkë, për ta ndarë buxhetin kundër popullit. Lëvizja VV është për ta rritur buxhetin për qytetarët”, tha ai.
Kurti tha se dy të nominuarit e partive tjera për kryeministër, Ramush Haradinaj dhe Avdullah Hoti, premtojnë pa mbulesë, pasi që e dinë se nuk do të bëhen kryeministra dhe se askush s’do të kërkojë llogari për premtimet e tyre pa mbulesë.
“Për dallim nga dy kandidatet e tjerë, ne të VV-së dhe unë si i nominuar për kryeministër, nuk premtojmë pa mbulesë dhe rrejshëm. Atyre askush nuk ua zë për të madhe. Sepse janë mësuar me ta. Ka edhe një arsye tjetër. Sepse e dinë se nuk do të bëhen kryeministra dhe askush s’do t’u kërkojë llogari për premtimet e tyre pa mbulesë“, tha ai.
Ndërsa kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se kodra e Trimave nuk ka qenë kurrë bastion i asnjë subjekti politik, por ka qenë bastion i trimave të Prishtinës. Ndërsa tha se është koha që të përmbytet sistemi i tanishëm politik dhe të vie në qeverisja VV-ja në krye me Albin Kurtin, pasi që është koha që PDK të shkojë aty ku e ka vendin, në opozitë.
“Kohë e mirë po na mban sot. Kohë të mira po vijnë për Kosovën. Kohë e mirë po vjen dhe për Kodrën e Trimave. E pyeta Albinin edhe sa kanë mbetur te fitorja. Ky tha edhe 60 orë e gjysmë deri tek fitorja e VV-së. Kodra e Trimave nuk është dhe s’ka qenë bastion i asnjë subjekti politik. Kodra e Trimave është bastion i trimave të Prishtinës. Ne i kemi provuar të gjitha partitë politike, koalicionet. Edhe pse vinin në këtë lagje dhe u thonin se kurrë s’do të bëjnë koalicion me PDK-në. Ata persona na e lan peshqesh Hashim Thaçin president dhe na lan peshqesh Kadri Veselin kryeparlamentar. Këtë nuk ia kanë pasur borxh Prishtina, e as Kodra e Trimave. Nëse vijnë dhe ua kërkojnë votën, duke thënë se s’do të hyjnë në koalicion me PDK-në, mos u besoni. Koha është që PDK të shkojë në opozitë, aty ku e ka vendin në 4 vitet e ardhshme”, tha ai./arbresh.info/
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...