“Mbështetja dhe fuqizimi I organizimit sindikal”, është tema që Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, bashkëbisedoi me përfaqësues të sindikatave në Kosovë.
I propozuari për kryeministër të Kosovës, Albin kurti, u tha të pranishmëve se në qeverinë e tij do të gjejnë mbështetje çfarë nuk e kanë pasur me asnjë qeveri deri me tani.
“Te qeveria jonë do të gjeni partneri çfarë nuk e keni pas asnjëherë me asnjë qeveri që nga vitet e pasluftës.
Kurti tha se sindikatat e punëtorëve duhet të forcohen sepse të drejtat e punëtoreve mbrohen më së miri kur sindikatat janë të fuqishme.
“Kontratat ne vendin e punës, respektimi i orarit, paga minimale, pushimi e të drejtat te tjera duhet të garantohen nga shteti por duhet të sigurohen nga sindikatat. Shkeljet e vogla nuk duhet neglizhuar duhet të ndaluar. Kur kemi raportim për shkelje të vogla ndalohen ato të medhajat”.
Kurti ka thënë se duhet të bëhet një studim i thellë për të përcaktuar pagën minimale për sektorë të ndryshëm.
“Në dukje vendim i thjeshtë por caktimi i drejt i pagës minimale është më kompleks. Është i nevojshëm një studim para se të merren vendimet”./arbresh.info/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...