Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka shkruar një letër gjyqtarit të Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou.
Në këtë letër që bartë datën 1 dhjetor, Kurti, ka kërkuar nga Guillou që Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, të lirohet me kusht.
Aty Kurti ka folur për Selimin dhe raportin me të, duke thënë se prej kur e njeh atë, ai ka qenë i përpiktë në detyrat që ka marrë përsipër.
“Rexhep Selimi si qytetar dhe shtetas i Kosovës ka treguar respektin maksimal dhe ka vepruar gjithmonë në përputhje me ligjet dhe rregullat e Republikës së Kosovës. Çdo pretendim i ngritur lidhur me faktin që ai mund ta paraqes rrezik të ikjes bie ndesh me karakterin e Rexhepit dhe përvojën tonë. Për të gjithë ata që e njohin Rexhepin (përfshirë edhe mua) është e paimagjinueshme që ai mund të kryejë një veprim të tillë”, thuhet në letrën e shkruar nga Kurti.
“Mbetem me shpresë që ju si gjyqtar do të merrni në konsideratë gjithë vlerësimin për karakterin dhe integritetin e Rexhepit kur të gjykoni mbi kërkesën e tij për lirim me kusht”, përfundon letra.

Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...