Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar themelimin e një gjykate speciale ndërkombëtare për të hetuar dhe gjykuar krimet e njohura si “turizmi i snajperëve” në Sarajevë, duke theksuar se në këtë fenomen thuhet të ketë pasur rol edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Deklaratat Kurti i bëri gjatë konferencës së dytë shkencore ndërkombëtare të Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, në kuadër të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ai ka theksuar se, sipas informacioneve që qarkullojnë, gjatë rrethimit të Sarajevës në fillim të viteve ’90, persona të ndryshëm paguanin shuma parash për të qëlluar me snajper civilë boshnjakë nga kodrat përreth qytetit.
“Shtëpi të verdhë nuk ka, por ka gjithnjë e më shumë informacione dhe fakte se ka pasur ‘Sarajevo safari’, ku rol thuhet të ketë pasur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Për një shumë të hollash, nga kodrat përreth Sarajevës mund të qëlloje boshnjakë civilë me snajper në qytetin e rrethuar. Për të hetuar dhe gjykuar krimet e ‘Sarajevo safari’ do të duhej të angazhohej ndonjë gjykatë speciale ndërkombëtare”, tha Kurti.
Ai shtoi se e ashtuquajtura “shtëpia e verdhë” për trafikim organesh në Shqipëri, sipas tij, nuk ka ekzistuar kurrë dhe e cilësoi atë si pjesë të një narrative hibride kundër UÇK-së dhe Shqipërisë.
Duke folur për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Kurti theksoi se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme për liri dhe mbijetesë, si përgjigje ndaj një regjimi shtypës dhe represioni sistematik ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Iran-SHBA, bien dakord për parimet udhëzuese
Gola me bollëk në Francë, asnjë në Lisbonë – mbyllen pjesët ...
“Dalsh faqebardhë” – Baca Rifat uron Haxhiun për marrjen e d...
Mbreti i Suedisë uron Osmanin në 18 vjetorin e pavarësisë së...
Selimi: Prokurorët e Speciales po paragjykojnë dhe nuk po gj...
Presidenti i Çekisë uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësis...