Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, sot është bërë prezantimi i Rrjetit të Grave në Pozita Vendimmarrëse në Administratë Publike dhe institucione të pavarura.
Në shënimin e kësaj ditë, kryeministri i vendit, Albin Kurti theksoi mbështetjen e Qeverisë për punësimin e grave në administratën publike.
Në fjalën e tij të rastit, Kurti u shpreh se gratë kanë më pak të keqpërdorin fondet publike, por më shumë gjasa të mbajnë barrën më të madhe të punës e përgjegjësisë.
“Me gjithë pengesat që përballen gratë janë më të mëdha e më të thella, më të padukshme se sa ato që përballen burrat. Shpesh është vetë struktura e shtetit ajo që i mbyll dyert grave dhe i mban ato jashtë hapësirës së vendimmarrjes e larg pjesëmarrjes. Padrejtësi këto që nuk janë as të rastësishme as të rrallë. Gjinia nuk është një e dhënë e thjesht, por një sistem i tërë që ndikon në politikë e planifikim, administratë e menaxhim e në vetë mënyrën sesi ushtrohet qeverisja”, tha Kurti.
Ai ka theksuar se nga të rekrutuarat në administratën publike, 48 për qind ishin gra ndërkaq në vitin që lam pas 63 për qind gra
“Nga studimet e ndryshme dëshmohet se gratë janë më pak të korruptuara se burrat dhe qytetarët gjithandej e posaçërisht në vendin tonë e urrejnë korrupsionin. Adresimi i padrejtësive dhe pabarazive ka qenë në qendër të punës sonë si qeveri dhe gjatë mandatit të parë të plotë kemi bërë shumë hapa që nuk janë të vegjël. Kemi mbështetur direkt punësimin e 12 mijë grave. Nga të rektrutuarat në administratën publike, 48 për qind ishin gra ndërkaq në vitin që lam pas 63 për qind gra”, tha Kurti./Arbresh.info
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...