Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje rreth takimeve të cilat i ka zhvilluar dje në Bruksel.
Kurti përmes një postimi ka treguar se në fund të takimeve me Stoltenberg, Borrell, Varhelyi dhe Ursula von der Leyen, ka bërë një prezantim dhe debat para Komitetit të Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme.
Ky është postimi i plotë:
Ditën e dytë të vizitës në Bruksel bashkë me zëvendësit e mi z. Bislimi dhe znj. Gërvalla e nisëm në selinë e Aleancës Veri-Atlantike ku na priti Sekretari i Përgjithshëm i saj z. Jens Stoltenberg me bashkëpunëtorët e tij. Më pas u rikthyem në Komisionin Evropian për tri takime të ndara: me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë z. Josep Borrell me të cilin pata edhe një drekë pune dhe konferencë të përbashkët për medie, për të vazhduar me Komisionerin Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim z. Olivér Várhelyi, dhe, Presidenten e Komisionit Evropian znj. Ursula von der Leyen.
Në fund bëra një prezantim dhe debat para Komitetit të Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme (AFET) të udhëhequr nga Kryetari i tij z. David McAllister me të cilin pata edhe nje takim të veçantë.
Fjalimi im që theksonte rëndësinë e historisë në politikë, të barazisë në dialog, të reformave në qeverisje dhe të BE-së si vlerë, u pasua nga pyetje e komente të shumta e fort të dobishme të europarlamentarëve të pranishëm./arbresh.info/
Ditën e dytë të vizitës në Bruksel bashkë me zëvendësit e mi z. Bislimi dhe znj. Gërvalla e nisëm në selinë e Aleancës…
Posted by Albin Kurti on Friday, April 30, 2021
Therje me thikë pas një fjalosjeje në Graçanicë, i dyshuari ...
Irani konfirmon vdekjen e ministrit të mbrojtjes dhe shefit ...
Trump paralajmëron Iranin: Do të goditim me një forcë që s’ë...
Vdekja e Ali Khameneit, Irani shpall 40 ditë zie
Sulmuan fizikisht një kosovar në Leposaviq, arrestohen dy sh...
Kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një shtetas i ...