Kurti: Jemi gjithmonë dhe thellësisht mirënjohës ndaj SHBA-së për kontributin historik në lirinë tonë

16:44 | 27 Nëntor 2025
E.H

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ditë më parë ka shtruar një darkë për të të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, së bashku me ekipin e saj, për Ditën e Falënderimeve.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se u jemi mirënjohës SHBA për kontributin historik në lirinë tonë, transmeton Arbresh.info

Postimi i plotë:

Në fillim të kësaj jave kisha kënaqësinë të shtroj një drekë për të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, së bashku me ekipin e saj, për Ditën e Falënderimeve.

Kjo është vetëm hera e dytë që mblidhemi në këtë format me miqtë dhe kolegët tanë nga Ambasada e ShBA-së. Hera e parë ishte vitin e kaluar me ish-ambasadorin Hovenier. Urojmë dhe synojmë që kjo të shndërrohet në një traditë shumëvjeçare.

Jemi gjithmonë dhe thellësisht mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara për kontributin historik në lirinë tonë, për rolin në zhvillimin e shtetit dhe shoqërisë sonë, edhe për partneritetin mes dy vendeve tona.

Gëzuar Ditën e Falënderimeve popullit amerikan!/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme