Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka publikuar pamjet se si pritet të duket Kompleksi Memorial “Adem Jashari” pas renovimeve.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se synimi sipëror i këtij projekti është që ku ai të ketë përfunduar, Kompleksi Memorial “Adem Jashari” të ketë marrë pamjen dhe trajtën e një peizazhi historik kompleks, në të cilin sipas tij, vizitat do të jenë udhëtime në tërë historinë e familjes Jashari të Prekazit.
“Pas një pune të gjatë dhe të përqendruar, e një periudhe të vlerësimit meritor, ku kemi përfshirë profesionistë nga institucionet tona dhe ndërkombëtare, sot kemi propozimin fitues të master planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, që zë një hapësirë rreth 450 hektarë në fshatin Prekaz”, shkroi ai.
“Nuk do të kursejmë asgjë për të ndërtuar një kompleks memoria të rëndësishëm ndërkombëtarisht, i cili do të pasqyrojë dinjitetshëm dhe me një nivel të lartë artistik, qëndresën dhe luftën e popullit për liri e drejtësi, pavarësi dhe bashkim, ashtu siç e meriton figura e Adem Jasharit dhe e familjes Jashari”, shkroi Kurti./Arbresh.info/
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...