Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar zyrtarisht nga presidentja e Kosovës që zgjedhjet e përgjithshme të mbahen më 2 shkurt 2025, kështu ka marrë vesh RTKlive. Ky propozim në adresë të Osmanit ka shkuar nga lideri i VV-se, Albin Kurti.
Ndryshe edhe tri partitë opozitare kanë dhënë datën e preferuar për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditë më parë ka takuar liderët e përfaqësuesit e partive politike, lidhur me konsultimin e përbashkët për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Kosovës.
Në pajtim me afatin e përcaktuar në nenin 66 (2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 5 (2) të Ligjit Nr. 089L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës (“Ligji”), zgjedhjet e rregullta për Kuvend, duhet të mbahen përgjatë periudhës 26 Janar – 16 Shkurt 2025.
Trepça dominon Bashkimin në “Minatori”, e bën hapin e parë d...
Irani kërcënon Francën dhe Britaninë e Madhe: Nëse dërgoni a...
Apeli vërteton dënimin prej 44 vjetësh burgim ndaj pesë të a...
61% e pronave në Shqipëri u blenë nga shtetas të BE-së
Musliu i reagon Osmanit: U desh t’iu shkundet karrigia për t...
Trump kërcënon Iranin: Nuk do të qeshë më