Të gjithë liderët e partive politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në takimin e thirrur nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i cili do të mbahet të enjten.
“Të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së enjtes me Presidenten Osmani”, tha këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.
Presidentja Osmani i ka ftuar krerët e partive për të diskutuar rreth ngërçit politik të krijuar pas moskonstituimit të Kuvendit të ri, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare. Takimi pritet të zhvillohet në atmosferë konsultative, me synim gjetjen e një zgjidhjeje për tejkalimin e situatës.
Ndryshe, sot për të 15-tën herë ka dështuar përpjekja për konstituim të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Seanca e ardhshme do të mbahet më 15 maj me fillim prej orës 10:30.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës