Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar të martën Qendrën e Studentëve, një ditë pas lajmërimit se në fund të këtij muaji do të hiqet karantina. Në një deklarim para mediave, Kurti ka folur edhe për vendimin që pritet të marrë deri me datë 29 maj Gjykata Kushtetuese, ku interpretohet ligjshmëria e dekretit për mandatarin.
Ai iu është përgjigjur edhe presidentit të vendit, Hashim Thaçit që dje në një paraqitje e ka quajtur Kurtin uzurpues.
“Çka po thotë presidenti për mua, më duket se dëshirat e tij i përshkruan si fakte të mija, unë jam kryeministër në detyrë dhe nuk bëhet fjalë këtu për kurrfarë përshkrimesh”, tha Kurti./arbresh.info/
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanade...
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu
Bullgaria fiton Eurovision 2026