Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një letre e ka ngushëlluar familjen e aktores së ndjerë Margarita Xhepa.
Shkëlqimi i saj skenik ka nderuar dhe ka mbajtur të bashkuar një komb, thuhet në letrën e kryeministrit drejtuar familjes Xhepa.
Ai shprehu mirënjohje dhe falënderim pafund për pasurimin e artit shqiptar dhe historisë sonë./Arbresh.info
Letra e plotë e ngushëllimit:
E nderuara familja Xhepa,
Më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e më të dashurës tuaj që është e dashur dhe admiruar nga tërë kombi shqiptar.
Tani që aktorja e madhe nuk është mes nesh, t’i them ikonë më duket mbiemër i vogël. Emri i saj – Margarita Xhepa – është më shumë sesa çdo mbiemër me të cilin duam t’ia njohim lartësimin.
Para se merrte rolin e fundit, atë të përjetësisë, e kishte përjetuar teatrin dhe kinemanë shqiptare.
Shkëlqimi i saj skenik ka nderuar dhe ka mbajtur të bashkuar një komb.
Mirënjohja e falënderimi janë të pafundme për pasurimin e artit shqiptar dhe vetë historisë sonë.
Sinqerisht,
Albin Kurti.
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...