Me rastin e “Epopesë së UÇK-së”, kryetari i i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti së bashku me dy deputetët Rexhep Selimi dhe Glauk Konjufca kanë bërë homazhe tek varrezat e Jasharajve në Prekaz.
Kurti tha se para dy dekadave 3 breza të kësaj familje u flijuan për popullin. Sipas tij, Hamza dhe Ademi bashkë me Zarifen, Hidajeten, Selveten… luftuan dhe u sakrifikuan sepse e deshën lirin dhe tokën më shumë se jetën, shkruan Indeksonline
“Epopeja ndodhi midis dy demonstratave të fuqishme në Prishtinë. E mbaj mend se si aq masive ishte demonstrata e 9 marsit dy ditë pas epopesë së UÇK-së saqë edhe policia e Serbisë frikësohej të ndërhynte”, tregoi Kurti.
Më tej, ai thotë se po atë ditë në banesa e Prishtinës nuk kishte mbetur asnjë person.
“Jasharajt e ndryshuan popullin sepse e bashkuan atë. Jemi këtu në Prekazin historik. Ato tri ditë ishin më shumë se 20 vjet, e këto 20 vjet nuk duken as 3 ditë. Lavdi Jasharajve dhe dëshmorëve”, u shpreh ai. /Indeksonline/
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkodër, detajet e par...
Shefi i IDF: Lufta po hyn në fazën tjetër, do të përfshihen ...
Fatmire Kollçaku raportohet se do të jetë kandidate e dytë p...
AAK-ja s’mori pjesë në seancë, Tahiri: Pamë një improvizim t...
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin