Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj që të merret me demarkacionin.
“Unë e lexova urimin e kancelares Merkel dhe aty përmenden katër gjëra. E para zhvillimi ekonomik dhe e dyta sundimi i ligjit. Duket se Haradinaj nuk do të mundë të merret me këto dyja dhe u mor me demarkacionin”, ka thënë Kurti, në Rubikon të KTV-së.
Kurti ka thënë se pret një gjë nga Haradinaj në raport me demarkacionin.
“Haradinaj duhet të tregojë se çfarë do të bëjë me peticionin që e bëmë bashkë me 205 mijë qytetarë. Ju kujtohet ajo pamja kur me zor e futi brenda në Kuvend. Ajo ka tekst shumë interesant”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se kjo madje nuk ka të bëjë as me përmbushjen e premtimeve.
“Sepse nuk besoj se do t’i përmbushin premtimet. Premtimet kanë qenë në funksion të marrjes së asaj karrige që e ka marrë Haradinaj. Ata as nuk dinë as nuk duan t’i përmbushin premtimet”, ka thënë Kurti.
Ka thënë se duhet të pritur se çfarë do të bëjë komisioni dhe çfarë kompetenca do të ketë ai. Kurti nuk beson se Haradinaj do ta çojë përpara procesin e demarkacionit.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...