Ish- lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti shprehet i sigurt se në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, paria e tyre do të dal fituese.
Thotë se komunat me Vetëvendosjen do të kalojnë nga qeverisja si sundim te qeverisja si shërbim.
“Pardje në Gjilan e Ferizaj, dje në Mitrovicë e Prishtinë, takuam të gjithë kandidatët e Lëvizjes për asambletë e të gjitha komunave të këtyre regjioneve. Përgatitjeve për fitoren tonë po ua bashkëngjesim qysh tash përgatitjet për qeverisjen tonë. Komunat me VETËVENDOSJE!-n do të kalojnë nga qeverisja si sundim te qeverisja si shërbim, nga qeverisja si administrim i së tashmes te qeverisja si zhvillim për të ardhmen”, shkruan Kurti në Facebook.
“Kandidatët tonë të dijshëm e të ndershëm, të guximshëm e punëtorë, do të jenë pranë qytetarëve në këtë fushatë që nis sot, për t’ua kthyer atyre dashurinë e 11 qershorit drejt fitores së 22 tetorit. Shkëlqejmë porsi 10-shja, me mendje e me zemër”, tha Kurti ndër tjerash.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës