Burimet natyrore, popullsia e re dhe e talentuar, si dhe pozita e mirë gjeografike e Republikës së Kosovës, u veçuan nga kryeministri Albin Kurti si potencial i madh për investim nga kompanitë norvegjeze, në takimin me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë së Norvegjisë, Jan Christian Vestre.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, theksoi synimin dhe nevojën e vendit për rritjen e kapaciteteve dhe diversifikimin e energjisë elektrike, me vëmendje të veçantë te burimet e ripërtëritshme.
Ai ftoi edhe për më shumë investime për energji të ripërtëritshme, me fokus të veçantë në atë diellore, të erës dhe ujit, si dhe në sektorin e minierave dhe mineraleve.


Kryeministri shtroi kërkesën dhe nevojën për të avancuar bashkëpunimin me zonën ekonomike EFTA duke kaluar nga Deklarata e Përbashkët në Marrëveshje Tregtare.
Kjo kërkesë u mirëprit nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vestre, i cili shprehu gatishmërinë e palës norvegjeze për të filluar negociatat dhe për të përfunduar me marrëveshje sa më shpejtë.
Ministri Vestre tha se reformat e nisura nga Qeveria e Republikës së Kosovës janë mbresëlënëse. Ai shprehu interesimin për të shtuar partneritetin mes dy vendeve, duke identifikuar fusha të reja të rritjes së bashkëpunimit dhe mundësinë e vizitës së një delegacioni me kompani norvegjeze në Kosovë.
Në takim morën pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna dhe Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi./arbresh.info/
Mbi 50 fëmijë rrëmbehen në tri shkolla në Nigerinë verilindo...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para
Aktori Armend Baloku i bashkohet listës së Lëvizjes Vetëvend...
Qetësohen gjakrat, Irani konfirmon zyrtarisht pjesëmarrjen n...
Haradinaj: Fitorja e UÇK-së në Shqiponjë, testament i mbrojt...
“Kemi luftuar ta ruajmë gjuhën”, Bebe Rexha mbështet protest...