Kryeministri, Albin Kurti, është shprehur i gatshëm për marrëveshje me Serbinë, që në qendër ka njohjen reciproke.
Ai ka konfirmuar planet, por nuk ka saktësuar se kur mund të ketë një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Edhe Lajçak ka qenë vazhdimisht i njoftuar me veprimet tona. Unë e di qe ekziston një plan për takime edhe të kryenegociatorëve ndoshta edhe më shumë se aq, vetëm ta shohim se si dhe sa do të mund të përgatiten, në Bruksel. Jemi të gatshëm dhe të interesuar për marrëveshje ligjërisht të obligueshme, të qëndrueshme dhe njohje reciproke në qendër”, deklaroi Kurti para gazetarëve, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, problemi qëndron tek paralajmërimet nga Beogradi se ata mund te dalin nga dialogu.
“Mendoj se po bëjnë gabim dhe kjo mund ta ketë trembur pak dikë në Bruksel”, deklaroi Kurti.
Këto komente ai i bëri pas pjesëmarrjes në tryezën e diskutimit “Kosova si shoqëri shumëgjuhëshe”./arbresh.info/
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...